'Bomba'/ Shkëmbim i bujshëm Juve-Real, Perez 'negocion' me Ronaldon për në janar

'Bomba'/ Shkëmbim i bujshëm Juve-Real, Perez 'negocion' me Ronaldon për në janar

11:33, 03/11/2018

Cristiano Ronaldo është larguar më shumë bujë nga Real Madrid drejt Juventus verën e kaluar dhe madrilenët që pas ikjes së tij janë në krizë totale.

Pas Ronaldo edhe Marcelos duket se është drejt fundit të aventurës me Real Madrid dhe një bashkim me mikun e tij më të mirë CR7 është shumë pranë, shkruan Syri.net.

Por, Florentino Perez nuk po qëndron në heshtje duke parë situatën ai i ka kërkuar Ronaldos që të ndërhyje tek Juventus për të bërë një shkëmbim Marcelo- Alex Sandro.

Braziliani i Juventusit gjithashtu flitet prej kohësh që do të largohet nga Juventus me Chelsea që është më i interesuar për shërbimet e tij.

Ky shkëmbim nëse realizohet do të bëhet që në janar.

Reali sapo ka shkarkuar trajneri Lopetegui për shkak të rezultateve dhe akoma nuk ka vendosur se kë do të marrë trajner, Antonio Conte është një opsion dhe nëse do të shkojë në Spanjë, athere kjo lëvizje merr më shumë formë.

/Syri.net/A.P/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco