Në fund kontrate, blerja e bujshme mund të largohet nga United që në janar

Në fund kontrate, blerja e bujshme mund të largohet nga United që në janar

11:21, 03/11/2018

Ander Herrera kaloi nga Athletic Bilboa për tek Manchester United në vitin 2014 me shumë bujë pasi ai po kërkohej nga shumë klube, por ‘djajtë’ u treguan më të zotët.

Fillimish Bilboa refuzoji 36 milion euro që ofroj United pasi pretendonte më shumë duke parë interesimin e madh që kishin klubet për të, por dëshira e lojtarit për të kaluar në Angli bëri që të aktivizohej klauzole e cila ishte po 36 milion euro.

Pas 4 sezonesh në Manchester atij i ka mbetur edhe një sezon në kontratë dhe duke filluar nga janari ai ka të drejtë që të bisedojë dhe të nënshkruajë me klube të tjera, shkruan Syri.net.

Por, United dëshiron që të përfitojë sado pak para nga ai dhe kanë vendosur që ta nxjerrin në merkato ku shuma që kërkohet është 5 milion euro.

Everton duket se është i interesuar për shërbimet e spanjollit.

Herrera ishte një lojtar që pritej shumë nga ai në Spanjë, por nuk ja ka dalë që të tregojë që është një lojtar i klasit botëror, ku me kombëtaren numëron vetëm dy takime.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco