Parisi në histori, ja rekordi më i ri që ka vendosur

Parisi në histori, ja rekordi më i ri që ka vendosur

10:32, 03/11/2018

Paris Saint Germain ka fituar mbrëmë me rezultatin 2-1 kundër Lille dhe janë bërë ekipi i vetëm në pesë ligat më të forta që fiton 5 ndeshje radhazi në të gjithë historinë.

Me 11 fitore radhazi rekordin e mbante Tottenham i vitit 1960-61.

Ky është sezoni i parëi Thomas Thuchel në krye të PSG-së dhe duket se do të jetë një sezon i suksesshëm, shkruan Syri.net.

Por, për PSG-në suksesi duhet të vijë në europë pasi në Francë e kanë të siguruar kampionatin akoma pa nisur, duke parë që ekipet rivale vetëm shesin lojtarë të rëndësishëm dhe nuk blejnë.

Në këto 12 ndeshje PSG ka shënuar 41 gola dhe ka pësuar 7.

Lille është në vend të dytë me 25 pikë, teksa nënkampioni i vitit të kaluar dhe rivali i viteve të fundit Monaco, është plot 29 pikë pas dhe rrezikon seriozisht rënien.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco