Shqiptari shpallet lojtari më i mirë i muajit tetor te Lazio

Shqiptari shpallet lojtari më i mirë i muajit tetor te Lazio

23:52, 02/11/2018

Lojtari i Përfaqësueses kosovare, Valon Berisha, ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tetor te klubi i Lazios.

Valon Berisha erdhi te Lazio në këtë verë nga klubi austriak, Salzburg, dhe ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje për skuadrën e Inzaghit.

Mirëpo paraqitja e shqiptarit e mirë në muajin që lamë pas, në tetor, ka bërë që të shpallet si lojtari më i mirë për Lazion, pasi ka grumbulluar 12,224 vota.

Lazio momentalisht është në vendin e pestë me 18 pikë sa Milani, dhe të dielën ndeshet në shtëpi me Spalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco