Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Napoli me ‘5 Yje’, presion në largësi Juves dhe PSG-së

Napoli me ‘5 Yje’, presion në largësi Juves dhe PSG-së

22:38, 02/11/2018

Në pritje të sfidës vendimtare të së martës në grupet e Champions League, ndaj PSG-së, Napoli u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 5-1 Napolin, në një sfidë që pati shumë pak histori.

Skuadra e Ancelottit vinte pas barazimit me Romën javën e kaluar, por ndaj Empolit e nisi me mjaft vrull dhe kaloi në avantazh që në minutën e 9’, me anë të sulmuesit Lorenzo Insigne, pas një aksioni personal të mbrojtësit Koulibaly.

Në minutën e 38’ ishte sërish Insigne, që këtë herë shërbeu me një asist sulmuesin belg, Dries Mertens dhe ky i fundit dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Provedel, duke “futur” në shina një ndeshje aspak të lehtë.

Empoli reagoi në minutën e 58’ dhe rihapi takimin pas një goli të shënuar nga Caputo, por Mertens shënoi vetëm 6 minuta më pas golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin. Në minutat shtesë ishin polaku Milik dhe sërish belgu Mertens, që shënuan për Napolin dhe vulosën suksesin 5-1.

Me këtë fitore, Napoli redukton në vetëm 3 pikë distancën nga Juventusi kryesues, që do të luajë ndeshjen e tij të 11 gjatë ditës së nesërme, ku do të presë Cagliarin në “Allianz Stadium”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco