Zbulohet skandali më i madh i futbollit/ Infantino, Platini dhe Sarkozi përfshihen në...

Zbulohet skandali më i madh i futbollit/ Infantino, Platini dhe Sarkozi përfshihen në...

22:17, 02/11/2018

Një skandal i vërtet ka shpërthyer ditën e sotme pas publikimeve të raporteve më të fundit të “Football Leaks”.

Sipas këtyre raporteve, skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e Paris Saint Germain kanë përdorur metoda për të evituar sanksionet nga “Fair Play Financiar”.

Por nuk është vetëm kjo e gjitha, pasi janë disa zyrtarë të cilët janë të lidhur më këtë çështje.

Bëhet fjalë për Giani Infantinon, i cili erdhi si shpresa e vetme që do të pastronte qeverinë europiane të futbollit, por bazuar në informacionet më të fundi që rrjedhin nga këto raporte ai po bën të kundërtën.

Është gjermania “Der Spiegel” që i hyn akoma edhe më tej këtij skandali duke theksuar se Infantino që në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s kishte bërë marrëveshje me dy klubet e përmendura më sipër për të shmangur ndëshkimet nga “Fair Play Financiar”.

Kështu Infantino me ndihmën e Platinisë arriti që të dilte kundër Trupës së Kontrollit Financiar duke e arritur me sukses.

Por sipas “Get French Foorball” në këto raporte nuk përmendet vetëm Infantino dhe Platini, por së bashku me të edhe ish-presidenti i Francës, Nikola Sarkozi.

Ky i fundit ka pasur rol në blerjen e PSG-së, pasi ka qenë ai që i ka kërkuar Platinisë që të favorizojë Katarin për Kupën e Botës që do të zhvillohet në vitin 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco