Nainggolan vihet në shërbim të Spallettit

Nainggolan vihet në shërbim të Spallettit

21:53, 02/11/2018

Radja Nainggolan duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të rikthehet në shërbim të trajnerit të Interit, Luciano Spalletti, duke filluar nga ndeshja e nesërme ndaj Genoas.

Tekniku zikaltër ka grumbulluar mesfushorin belg për takimin që do të luhet nesër në orën 15:00, ndonëse pritshmëritë janë që Nainggolan të qëndrojë në stol, për të luajtur vetëm pak minuta.

Kjo pasi të martën zikaltrit do të presin po në “San Siro” Barcelonën, në një ndeshje mjaft të rëndësishme sa i përket kalimit të grupeve të Champions Leagues dhe Spalletti kërkon t’i besojë pikërisht eksperiencës së Nainggolan.

Vlen të theksohet se mesfushori që u transferua vetëm këtë verë tek Interi, mbeti i dëmtuar në derbin ndaj Milanit, pas një përplasjeje të dyfishtë me mesfushorin argjentinas të kuqezinjve, Lucas Biglia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco