‘Kurir’ nuk i ndal provokimet: Gjuha amtare e Shaqirit është serbishtja

‘Kurir’ nuk i ndal provokimet: Gjuha amtare e Shaqirit është serbishtja

20:01, 02/11/2018

Gazeta serbe “Kurir”, vazhdon ta shfrenojë fantazinë, teksa së fundit ka shkruar se Xherdan Shaqiri, ka bërë një koment në gjuhën e pastër serbe, e cila sipas kësaj tyre është dhe gjuha amtare e Shaqirit.

“Kurir” shkuan më tej se 27-vjeçari nga Gjilani, pas Liverpul – Crvena Zvezda, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e gazetarit në gjuhën serbe. Ai aktroi sikur nuk e kuptonte pyetjen, por tani e ka bërë të qartë sikur drita e diellit se ai flet shkëlqyeshëm në gjuhën e vendit ku është lindur.

Sipas “Panorama Sport”, gazeta serbe del në këtë konkluzion, pasi Shaqiri i ka komentuar në “Instagram”, ish-shokut të skuadrës te Stoke, Erik Pieters, ku i shkruante. “Polako brate” (Ngadalë vëlla).

Kaq ka mjaftuar që serbët të shfrenojnë fantazinë duke shkruar broçkulla. “E kujtove origjinën dhe gjuhën tënde amtare”, ishin disa nga komentet e tifozëve serbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco