Botërori afrohet në Shqipëri, 4 vende të Ballkanit hedhin idenë e organizimit në vitin 2030

Botërori afrohet në Shqipëri, 4 vende të Ballkanit hedhin idenë e organizimit në vitin 2030

19:13, 02/11/2018

Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumani janë duke planifikuar që të organizojnë së bashku Botërorin e vitit 2030.

Sot 4 liderët të shteteve këtyre shteteve të Gadishullit të Ballkanit janë takuar në kuadër të samitit të zhvilluar në resortin bregdetar Varna.

Propozimi ka ardhur nga kryeministri grek, Aleksis Cipras, i cili shprehu dëshirën e tij për të bashkëpunuar me këto shtete të Ballkanit.

Megjithëse Botërori i 2030 ende nuk është hapur zyrtarisht për hedhjen e kandidaturave, Argjentina, Paraguai dhe Uruguai janë gjithashtu duke bashkëpunuar së bashku që të organizojnë këtë Botëror.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco