Shehi largon euforinë te Skënderbeu: Nuk është e lehtë të mbash kreun

Shehi largon euforinë te Skënderbeu: Nuk është e lehtë të mbash kreun

18:26, 02/11/2018

Nesër Skënderbeu do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit dhe në konferencën për shtyp të zhvilluar sot ka dalë trajneri Orges Shehi, bën me dije Syri.net.

Tekniku i korçarëve thekson se skuadra e tij nuk duhet të mendojë që tani për titullin, por të vazhdojë të ruajë ritmin.

Kemi përpara një ndeshje me rëndësi, sepse vijmë pas një fitoreje të rëndësishme dhe duhet vazhdimësi. Ndeshja do vlerësim, pavarësisht se cila skuadër është përballë. E kemi harruar fitoren me Partizanin. Kreu na kënaq dhe jep optimizëm për më tej, sepse po marrim frytet e punës sonë, por gjithashtu na shton përpjekjet për të vazhduar kështu. Nuk është e lehtë të mbash majën, por me mentalitetin dhe përvojën që kemi si skuadër, duhet të ecim kështu. Kampionati është shumë i gjatë, nuk duhet të flasim për titullin që tani”, deklaroi trajneri i Skënderbeut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco