Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Spalletti e thotë me mburrje: Bazohemi te tifozët dhe historia e klubit tonë

Spalletti e thotë me mburrje: Bazohemi te tifozët dhe historia e klubit tonë

18:06, 02/11/2018

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka dhënë sot një mesazh në Instagram, para sfidës së javës së 11-të të Serie A ndaj Genoas, raporton Syri.net.

Numri 1 i stolit zikaltër e nis me rivalitetin me Juventusin, teksa prek dhe tema të tjera si për shembull ardhja e Marottës tek Interi.

Anti-Juve - “Nuk duam të jemi anti-Juventus dhe anti-askush. Ne jemi Interi dhe pikat tona të referimit, janë tifozëria jonë e mrekullueshme dhe historia e këtij klubi”.

Marotta - “Për një afrim të mundshëm të Marottës, kam mësuar vetëm nëpërmjet shtypit, pasi këtu te ne, nuk flet askush. Megjithatë, ai është një person i rëndësishëm i futbollit dhe është i mirëpritur, ndonëse Interi është i mbuluar në këtë drejtim”.

Genoa - “Ndaj Genoas do të lëmë pushim disa prej lojtarëve që kanë shpenzuar shumë energji kohën e fundit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të synojmë fitoren, Kushdo që të luajë, do të impenjohet maksimalisht, që të marrim 3 pikët e radhës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco