Arrestohet ylli i PSG-së, rrezikon ndëshkim të rëndë nga policia dhe nga klubi

Arrestohet ylli i PSG-së, rrezikon ndëshkim të rëndë nga policia dhe nga klubi

17:45, 02/11/2018

Një lajm aspak i këndshëm ka shqetësuar mjedisin e PSG-së, njofton Syri.net.

Mesfushori Marco Verratti u arrestua në kryeqytetin francez, pasi po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equip”, italiani u ndalua pasi iu gjet një sasi rreth dyfish më e madhe e alkoolit në gjak sa norma e lejuar.

Mesfushori i PSG-së u dërgua fillimisht në qeli, ku u mbajt për disa orë. Më pas ai u lirua, por do të thirret përsëri për t’iu përgjigjur hetimit për thyerjen e rregullave.

Sakaq, Verratti rrezikon heqjen e patentës, por edhe një ndëshkim shembullor nga klubi i PSG-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco