Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

‘Mbreti’ i futbollit dënohet me 50 ditë burg, sulmoi fizikisht një taksit

‘Mbreti’ i futbollit dënohet me 50 ditë burg, sulmoi fizikisht një taksit

17:04, 02/11/2018

Ish-sulmuesi i Arsenal, Nicklas Bendtner është dënuar me 50 ditë burgt pasi është shpallur fajtor pasi ka sulmuar fizikisht një shofer taksie.

Vendimi u dha nga Gjykata e Qytetit të Kopenhagen, por avokati i danezit tha se 30-vjeçari ka apeluar, shkruan Syri.net.

Ai ka luajtur për nëntë vite me Arsenal, ku në 171 ndeshje ka shënuar 45 gola.

Ai njihet për deklaratat superlative që kishte për veten, ku madje është shprehur se e shikonte veten duke luajtur për Barcelonën ose Realin.

Ai është objekt tallje në internet ku ka marrë edhe  titulli “Lord Bendtner”, “Mbreti Bendtner”.

Përveç Arsenalit, 30-vjeçari ka luajtur edhe me Juventus, Birmingham, Nottingham Forest, Sunderland dhe Wolfsburg në Gjermani.

Momentalisht luan me Rosenborg në Norvegji.

/A.P/Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco