VIDEO/ ‘Djemtë e detit’ përmbysin Tiranën, Bicaj hero

VIDEO/ ‘Djemtë e detit’ përmbysin Tiranën, Bicaj hero

16:18, 02/11/2018

Teuta ka arritur një fitore me përmbysje me Tiranën, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore, njofton Syri.net.

Në stadiumin “Tofik Jashari” të qytetit të Shijakut, sfida mes Teutës vendëse dhe Tiranës nisi me 12 minuta vonesë për shkak të një banderole të shfaqur nga tifozët kryeqytetas kundër presidentit Refik Halili.

Shkalla shkaktoi autogol në minutën e 28-të, duke bërë Tiranën të gëzojë, por pjesa e dytë flet për durrsakët.

Mbrojtësi lezhjan, Ditmar Bicaj shënon dy herë, duke i dhënë tri pikët “djemve të detit”, teksa Tirana zhytet në krizë, duke mos arritur ende fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Mema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco