VIDEO/ Kukësi mposhtet nga Flamurtari, zbehet objektivi për titull

VIDEO/ Kukësi mposhtet nga Flamurtari, zbehet objektivi për titull

15:55, 02/11/2018

Flamurtari ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën Shqiptare.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë, vlonjatet fituan 2-1 ndaj skuadrës së Safet Gjicit i cili gjatë gjithë ndeshjes u shfaq i tensionuar.

Dy golat për Flamaurtarin i shënuan Franc Veliu (39’) dhe Bushiç (45’), ndërsa golin e vetëm për Kukësin e shënoi Uillian (49’).

Minutat e mbetura pjesën e dytë nuk sollën zhvillime me skuadrën e Ilir Dajës e cila administroi avantazhin duke marrë një fitore të merituar.

Pas javës së 11-të, Kukësi qëndron në vendin e tretë me 19 pikë, një më shumë se Flamurtari që pozicionohet e katërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco