A do të luajë Messi kundër Interit? Trajneri i Barcelonës jep këtë përgjigje

A do të luajë Messi kundër Interit? Trajneri i Barcelonës jep këtë përgjigje

14:32, 02/11/2018

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se është herët për t’u përgjigjur nëse Lionel Messi do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Interit në Champions League.

Messi ka humbur ndeshjen e parë kundër Interit në ‘Camp Nou’, e po ashtu edhe ‘El Clasicon’ ndaj Real Madridit në La Liga.

Messi ndaj Interit? “Është ende herët. Ai ende duhet të rikuperohet. Të presim”, është përgjigjur Valverde.

Ylli argjentinas gjatë kësaj jave është rikthyer në stërvitje, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në krah në fitoren 4-2 të Barcelonës ndaj Sevillas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco