Penalltitë pritet të ndryshojnë: Nëse portieri grushton topin, ja çfarë do ndodhë

Penalltitë pritet të ndryshojnë: Nëse portieri grushton topin, ja çfarë do ndodhë

12:39, 02/11/2018

Bordi Ndërkombëtar i FA (Ifab) është duke marrë në konsideratë një ndryshim të rëndësishëm për rregullën e prekjes me dorë të topit brenda zonës së 16 metrave.

Sipas Daily Telegraph, ndryshimi, i cili do të diskutohet javën e ardhshme në Londër ka të bëjë me prekjen e qëllimshme të topit brenda zonës.

Në vend të kësaj, gjyqtarëve do t’i kërkohet të gjykojnë nëse krahu apo dora është në një pozicion jo natyrale-ndoshta mbi lartësinë e shpatullave.

Gjithashtu pritet të ndryshohet edhe rregulli i mënyrës si lojtari ekzekuton penalltinë, pra të mos kryejë shumë hapa dhe pa ndalesë.

IFAB po konsideron t’i bëjë penalltitë vetëm me “një goditje”, që do të thotë se nuk do të ketë goditje sërish nëse topi grushtohet apo kap shtyllën.

Topi do të konsiderohej “i vdekur” sapo portieri e pret penalltinë.

Nëse bisedimet do të jenë të suksesshme ndryshimi i kësaj rregullore do të votohet edhe nga bordi i Federatës së Anglisë, ku kanë takimin e përgjithshëm në marsin e vitit të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco