Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Gega: Skënderbeu goditi 2 herë në portë, mungesa e tifozëve humbje e madhe...

Gega: Skënderbeu goditi 2 herë në portë, mungesa e tifozëve humbje e madhe...

12:17, 02/11/2018

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur para një takimi delikat ndaj Kamzës e cila do të zhvillohet ditën e shtunë në kuadër të javës së 11-të në Superligën Shqiptare.

Në prag të këtij takimi, trajneri i të kuqve ka dalë para mediave për të folur për ndeshjen, por edhe për çështje të tjera ku ka përmendur Trashin, me Skënderbeun, por edhe tifozët.

“Humbën fazën e parë në ndeshjen e parë në Korçë në minutën e 92-të dhe gjetëm forcat për të dalë në vend të parë. Gjithsesi jemi po aty, 1 pikë mbrapa. E dimë arsyen pse humbën. E kemi potencialin dhe forcën për t’u ringritur”, tha fillimisht ai.

“Është një humbje, perceptimet janë të ndryshme. Nuk e quaj dramë personalisht. Me çunat kam folur dhe u kam thënë se duhet të ngrejmë kokën. Humbëm një ndeshje me kundërshtarin që 2 herë e goditi portën. Minutën e 54-tën u bë gjuajta e parë e Skënderbeut. E kemi bagazhin dhe forcën për të treguar potencialin”, u shpreh Gega.

Mori fund problemi me Trashin, a do të luajë nga minuta e parë ?

E thashë edhe përpara ndeshjes. Trashi nuk është larguar por mori një masë disiplinore. Ka mënyrat e tij klubi. Unë e kam konsideruar si krahu i djathtë sepse është lidër. Për mua është mbyllur çdo gjë. Stërvitet mirë dhe sillet mirë në stërvitje.

Sa e vështirë është një ndeshje pa tifozë?

Jam munduar t’i ndjek lajmet dhe patjetër jam pjesë e klubit. Unë ndihem keq sepse është dënuar gjithë sportashësi i Partizanit. E shoh të paarsyeshme të dënohen të gjithë. Ëshët humbje e madhe për ne. Te Partizani ndihet kjo. Nuk mund të ndërhyj, por mund të them se institucionet tona janë inferiore karshi fqinjëve tanë. Ju e shikoni çfarë ndodh në stadiumet e Ballkanit, digjet flamuri jonë dhe nuk dënohet asnjë fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco