Lëvizja e bujshme e janarit/ Sulmuesi i Barçës gati për tu transferuar në Serie A

Lëvizja e bujshme e janarit/ Sulmuesi i Barçës gati për tu transferuar në Serie A

12:03, 02/11/2018

Malcom është penduar për zgjedhjen e tij dhe tashmë po mendon mundësinë e lagimit nga Barcelona për tu transferuar në Serie A.

Minutat e pakta të vendosura në dispozicion nga Valverde kanë bërë që 21-vjeçari të mendojë një lëvizje drejt Romës.

Pas disa muajsh nga kthesa e pabesueshme e verës, me udhëtimin drejt Italisë të anuluar dhe transferimin e tij te Barcelona, edhe pse ishte arritur marrëveshja mes Romës dhe Bordeaux, sulmuesi brazilian duket se është penduar për “tradhtinë” dhe kërkon të rinisë tratativat me drejtuesit e klubit italian.

Por gjetja e akordit me verdhekuqtë do të jetë e vështirë, pas goditjes që morën në verë.

Barcelona shpenzoi 41 milionë euro, që shkuan në arkat e Bordeaux, por mund ta humbasë tashmë për një shifër ndjeshëm më të ulët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco