Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

5 kandidatët e Barcelonës për të zëvendësuar Luis Suarez, zbulohen emrat

5 kandidatët e Barcelonës për të zëvendësuar Luis Suarez, zbulohen emrat

11:30, 02/11/2018

Pas propozimit të Luis Suarez se Barcelona duhet të gjejë pasardhësin e tij, menjëherë mediat iberike kanë bërë publike listën me kandidatët.

 “Është normale, unë tani jam 31 vjeçar”, ka thënë Suarez, duke konfirmuar lajmet se katalanët janë në kërkim të një numër ‘9’ për sezonin e ri.

 Prestigjiozja spanjolle “Marca” sot shkruan se Barcelona i ka disa opsione për të zëvendësuar Luis Suarezin.

Krzysztof Piatek i Genoas, Paco Alcacer i Dortmundit, Lautaro Martinez i Interit, Timo Werner i Leipzigut dhe Nicolas Pepe i Lille, janë emrat potencial për të zëvendësuar ‘veteranin’ uruguaian të Barcelonës.

Që nga mbërritja e tij në vitin 2014, ai ka shënuar 158 gola në 212 ndeshje zyrtare. Tre të fundit ishin në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit të dielën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco