Dështaku i Skënderbeut pas largimit flet për trukimet: Në Shqipëri më kanë folur për...

Dështaku i Skënderbeut pas largimit flet për trukimet: Në Shqipëri më kanë folur për...

10:25, 02/11/2018

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Marvin Ogunxhimi kujton kohën afatshkurtër kur ishte pjesë e klubit korçar.

Tashmë ai militon në Vietnam por nuk ka harruar Shqipërinë, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe trukimet e dyshuara të ndeshjeve fjalë cilat sipas tij nuk janë të vërteta.

“Në Shqipëri dhe Kazakistan, disa njerëz më kanë folur për trukime të ndeshjeve apo edhe për mbledhje mes gjyqtarëve dhe kapitenëve të ekipeve. Megjithatë unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë gjë të dyshimtë. Në Shqipëri krenaria kombëtare ishte e pabesueshme, janë të çmendur pas vendit të tyre. Kjo dallohet nga mënyra si flasin, si sillen dhe si e mbrojnë atë. Flamuri shqiptar është ngado, në makina e rrjete sociale. Në Perëndim kanë frikë nga diçka e tillë, por unë kam parë vetëm gjëra pozitive atje. Më pëlqente mënyra si flisnin për historinë e tyre dhe të ardhmen.”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Ogunxhimi erdhi me bujë te kampionët pasi vinte si ish-sulmuesi i Belgjikës por me Skënderbeun luajti vetëm 6 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco