Cavani i frikëson të gjithë: Nëse humbim me Napolin, lamtumirë Championsit!

Cavani i frikëson të gjithë: Nëse humbim me Napolin, lamtumirë Championsit!

09:54, 02/11/2018

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka pranuar se nëse ata humbasin ndaj Napolit do të jetë e vështirë që të kalojnë fazën e grupeve në Champions League.

Uruguaiani do të rikthehet në San Paolo për herë të parë këtë të martë e cila do të jetë një ndeshje si “finale” mes dy skuadrave që synojnë kualifikimin në fazën me eliminim direkt, shrkuan SYRI.net.

“Kthimi në këtë stadium me tërë ata tifozë, do të jetë emocionues”, tha Cavani për “Golden Foot”.

“Do të jetë një ndeshje e mirë dhe ne duhet të tregojmë se kemi më shumë kualitet dhe ne dimë ta menaxhojmë presionin. Nëse humbasim kundër Napolit do të jetë e vështirë që ti kalojmë grupet e Champions Leagues”, vijoi ai.

Cavani po ashtu ka folur për thashethemet për marrëdhënie e tij me partneret në sulm Kylian Mbappe dhe Neymar.

“Kemi një marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin. Ne punojmë bashkë”.

“Shpresoj që puna me Tuchel do ti jep skuadrës një strukturë perfektë për të pasur një sezon të madh përpara”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco