Zbulohet arsyeja/ Conte i kërkoi Perez: Më plotëso këto dy kushte që të vij te Reali

Zbulohet arsyeja/ Conte i kërkoi Perez: Më plotëso këto dy kushte që të vij te Reali

09:40, 02/11/2018

Real Madrid ka pothuajse edhe dy javë kohë për të zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës.

Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, mediat spanjolle dhe ato italiane kanë përfolur Antonio Conten si trajnerin që do të marrë drejtimin e “Los Blancos”.

Palët janë takuar por nuk kanë rënë dakord me dy kushtet e kërkuar nga tekniku italian, shkruan “OKDiario”, raporton SYRI.net.

Së pari, Conte kërkonte një kontratë për më shumë se 2 vite dhe së dyti dëshironte kontroll të plotë në stafin madrilen.

Kushte që Perez i refuzoi pasi prej kohës kur ishte Jose Mourinho, Reali i Madridit nuk i jep trajnerëve kontroll të plotë mbi stafin.

Marcelino dhe Pochettino janë dy kandidatët kryesorë për tu emëruar trajner të Real madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco