Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Prishen marrëdhëniet Hysaj-Napoli, refuzohet rinovimi për shkak të...

Prishen marrëdhëniet Hysaj-Napoli, refuzohet rinovimi për shkak të...

08:39, 02/11/2018

Elseid Hysaj dhe Napoli duket se tashmë kanë hyrë në një fazë ku “martesa” rrezikohet seriozisht.

Disa kohë më parë u fol për bisedimet e nisura për rinovimin e kontratës së shkodranit, të cilit i skadon në 2021, por gjithçka ka ngecur.

Motivi? Sipas asaj që shkruan “Cronache di Napoli”, mbrojtësi shqiptar nuk pranon ofertën e “axurrëve”.

Gjithçka e lidhur me bllokun që De Laurentis bëri kur Chelsea u interesua për futbollistin e kombëtares tonë.

Ishte Maurizio Sarri, sot trajner i bluve, ai që tentoi ta joshte, madje duke arritur edhe te një ofertë prej 4 mln eurosh në sezon. Pikërisht ajo kontratë e pasur u bë shkak që Hysaj të zemërohej me Napolin.

Kështu, në bisedimet aktuale, ka kërkuar 2,5-3 mln euro në sezon, për t’iu afruar pretendimeve ekonomike të klubit për kartonin e tij, por edhe ofertës që mbërriti në Londra kohë më parë.

Mbetet të shihet ditët në vijim nëse agjenti i Hysajt do të nisë negociatat me ndonjë klub tjetër të njohur europian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco