Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

A do jetë në pankinë për “El Clasico”? Lopetegui: Mos ma bëni këtë pyetje

A do jetë në pankinë për “El Clasico”? Lopetegui: Mos ma bëni këtë pyetje

23:57, 23/10/2018

Julen Lopetegui dukej sikur vinte pas një humbje në konferencën për shtyp, edhe pse skuadra e tij sapo kishte fituar në Ligën e Kampioneve ndaj Viktoria Plzen. Vërshëllimat e tifozëve në tribuna kanë shtuar edhe më shumë dyshimet rreth të ardhmes së trajnerit, i cili rrezikon seriozisht të shkarkohet pa ardhur fundjava dhe “El Clasico”.

”A do jem në pankinë në fundjavë? Kjo pyetje nuk është për mua, jam i bindur që po dhe po mendojmë të përgatitim ndeshjen e të dielës. Ajo është shumë e rëndësishme dhe shkojmë me ambicie të mëdha”, ishte përgjigja e trajnerit i cili la të hapur edhe mundësinë e shkarkimit.

Reali i tij vuan para portës dhe kjo shihet qartësisht. “Nuk e mbyllëm ndeshjen duke shënuar gola të tjerë, edhe pse krijuam shumë raste. Ekipi vjen nga një periudhë që e dimë të gjithë dhe nëse nuk shënon, të shfaqen edhe nervat. Duam të fitojmë duke luajtur mirë, për momentin meritonim më shumë por jemi në një fazë ku e kemi të vështirë të shënojmë, duhet ta pranojmë. I dhamë prioritet tre pikëve që të ndalnim një seri të gjatë dhe që deshëm të merrte fund.

Krijuam shumë raste goli, por është edhe çështje fati. Por tani hodhëm hapin e parë, ndalëm dinamikën e serisë negative dhe duhet të hedhim edhe të dytin, të rritemi me qetësi”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco