Kapiteni Radas 'ndez' super sfidën ndaj Partizanit: Jemi më të fortë!

Kapiteni Radas 'ndez' super sfidën ndaj Partizanit: Jemi më të fortë!

22:15, 23/10/2018

Skënderbeu pas tri pikëve të marra, pa varësisht lojës së dobët të treguar në ndeshjen ndaj Kamzës, duket se është mjaft i motivuar për të bërë mirë në vijimësi.

Një gjë të tillë e bën të ditur edhe kapiteni i Skënderbeut, Marko Radas, i cili në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” ka vlerësuar karakterin e ekipit. Sa i përket ndeshjes së radhës që luhet në transfertë, Radas nuk e shikon si një sfidë vendimtare për garën e titullit.

Marko, Skënderbeu mori një fitore me vuajtje ndaj Kamzës. Sa e vështirë ishte për ju kjo ndeshje?

Normal që ishte një ndeshje e vështirë, pasi në këtë sezon nuk ka ndeshje të lehta. Ne sërish treguam karakterin e një ekipi të madh dhe arritëm të merrnim maksimumin nga një takim që u paraqit më i vështirë nga sa e menduam në fillim.

Pse u kthye në një ndeshje të tillë? Mos ndoshta goli i shpejtë ndikoi në uljen e tempit të lojës?

Jo, nuk mendoj se është ky shkaku i gjithë kësaj. Por mendoj se pushimi nuk na shërbeu për të mbajtur ritmin e lartë që kishim dhe ndoshta ishim ende të relaksuar. Nuk mendoj se goli na uli ritmin, por kërkuam me ngulm që ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, ku shpenzuam shumë energji. Kamza në anën e saj goditjen e parë në portë e bëri vetëm në minutën e 80-të dhe kjo nuk do të thotë se na rrezikoi shumë.

Ata humbën një penallti, që mund të ndryshonte rrjedhën e lojës?

Si fillim ishte një penallti e paqenë. Ishte një faull jashtë zone dhe jo penallti. Më pas, sido të kishte shkuar ajo goditje, mund të them se askush nuk e parashikonte dot se si mund të kishte shkuar loja.Ky Skënderbe, është vërtet kaq i fortë sa ka treguar në fazën e parë? Pa diskutim që po. Jemi ende në fazën e parë dhe mbi të gjitha kemi shumë për të përmirësuar dhe akoma më shumë për të treguar. Jemi të bindur se do të bëjmë akoma më mirë në vijim. Ne do të shohim vetëm ecurinë e ndeshjeve tona, pa menduar për rivalët.

Këtë javë ndaj Partizanit, një provë force dhe duel titulli?

Është ndeshja e parë e fazës së dytë dhe po punojmë si të ishte një ndeshje radhe, pasi në fakt ashtu është. Është thjesht një ndeshje radhe dhe nuk kemi pse ta bëjmë më të rëndësishme nga sa duhet. Ne kemi fituar përballjet direkte me të gjitha pretendentet dhe mund të them se jemi ne në avantazh karshi tyre.

Partizani është 2 pikë para jush. A ju shqetëson ecuria e tyre?

Nuk është java e fundit e kampionatit që të mendojmë diçka të tillë. Ne jemi të qetë dhe të bindur se kemi bërë mirë, por nga ana tjetër kemi bindjen se do të përmirësohemi dhe do të bëjmë akoma më mirë.

Bruno Telushi ka paralajmëruar se Skënderbeun e pret humbja…

Nuk dua të komentoj asgjë dhe asnjë deklaratë që bëjnë lojtarët e tjerë. Unë mbaj përgjegjësi për ato që them unë apo bashkëlojtarët e mi te Skënderbeu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco