Nuk është Conte, Reali gati të rikthejë trajnerin që u largua me polemika nga ‘Bernabeu’

Nuk është Conte, Reali gati të rikthejë trajnerin që u largua me polemika nga ‘Bernabeu’

16:32, 23/10/2018

Jose Mourinho mund të rikthehet në krye të Real Madridit.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, mund t’i rikthehet në La Liga për të marrë drejtimin e Real Madridit, skuadër të cilën e ka stërvitur për tri sezone (2010/2013).

‘El Pais’ shkruan se Jose Mourinho është duke pritur që të shkarkohet nga Manchester United, për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Kjo media po ashtu raporton se gjatë ditëve të fundit ka pasur zhvillime dhe bisedime mes Real Madridit dhe Jose Mourinhos.

55 vjeçari portugez nuk është shprehur i gatshëm të jap dorëheqje nga pozicioni te Manchester United, sepse do t’i duhet të heq dorë nga një shumë e madhe parash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco