Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Buffon tregon se kush janë pasardhësit e tij: Ja 3 portierët më të mirë

Buffon tregon se kush janë pasardhësit e tij: Ja 3 portierët më të mirë

15:51, 23/10/2018

Gianluigi Buffon po kalon një rini të dytë në skuadrën e Parisit. Portieri italian që erdhi në sezonin e fundit nga Juventusi pas shumë vitesh karrierë në Torino, tani është një nga lojtarët më kyç të skuadrës të drejtuar nga Tomas Tuchel.

Ndeshja e ardhshme është ajo ndaj Napolit në Paris, një takim delikat ku parisienët do të kërkojnë të shmangin një eliminim të turpshëm në fazën e grupeve edhe pse luajnë në një grup të vështirë me Napolin, Liverpulin dhe Crverna Zvezdën.

Për Buffon sfida duhet vlerësuar në maksimum. “Napoli është një skuadër me kualitet, ka lojtarë shumë të mirë teknikisht dhe po kryesojnë grupin me meritë. Duhet të jemi vigjilentë gjatë gjithë 90-minutëshit”, u shpreh Buffon.

Më pas, ish-portieri i kombëtares “Axurre” përmendi edhe portierët që sipas tij janë më të mirët për momentin.

“Do të përmend vetëm tre emra, por do të harroj 100. Do të përmendja Manuel Neuerin, normalisht De Gean dhe Jan Oblak. Më pas janë edhe të tjerë. Courtoi dhe Navas. Jemi në një epokë ku bëjnë pjesë shumë portierë të mëdhenj”, u shpreh ish-kampioni i Botës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco