McGregor analizon humbjen me Khabib: Ja ku gabova, por në revansh do jetë ndryshe

McGregor analizon humbjen me Khabib: Ja ku gabova, por në revansh do jetë ndryshe

13:50, 23/10/2018

Për herë të parë që pas eventit UFC-229, Conor McGregor ka folur për duelin dhe për atë që ndodhi në kafaz, duke pranuar se fitorja e Khabib Nurmagomedov ishte e merituar për atë çka rusi tregoi në atë sfidë.

Irlandezi u mund me “submission” në raundin e katërt nga kampioni rus, që mbrojti titullin kampion Bote në peshën e lehtë.

Khabib korri suksesin e 27-të në kafaz, ku nuk ka asnjë humbje, një duel që vendosi mjaft rekorde, por që do të mbahet mend edhe për atë që ndodhi pas përfundimit të tij, me një sherr masiv që u krijua.

Ndaj dhe të dy sportistët janë ende nën hetim nga Komisioni i Sportit në Nevada, që i ka pezulluar përkohësisht të dy luftëtarët.

Në një mesazh të publikuar në faqen e tij zyrtare “Instagram”, McGregor shkruan: “Edhe pse i fitova disa shkëmbime grushtesh të afërta me rivalin, përfundova në një pozicion të keq, pasi Khabib më kapi edhe pse jam i qëndrueshëm në atë pozicion, pas kafazit. Punova fort për të rimarë pozicionin tim, për t’u çuar në këmbë. Këtu bëra një gabim ta pafalshëm, që hoqa dorë nga kapja ime dhe në atë moment nxora kurrizin në një pozicion që nuk më dha mundësi të mbrohesha”, shprehet irlandezi, duke analizuar humbjen në raundin e katërt ndaj Nurmagomedov.

Më tej, Conor McGregor shpjegon: “Çfarë mund të them më tepër. Ishte një duel i fortë dhe për mua ishte një kënaqësi që isha pjesë e tij. Por do të rikthehem me një besim më të lartë te fitorja. Më i përgatitur se herën e parë. Nëse revanshi nuk do të organizohet menjëherë nuk ka asnjë problem. Do të përballem me atë që ka radhën dhe që do të më vërë në dispozicion UFC-ja”.

McGregor, tashmë 30 vjeç, pranon se ka nënvlerësuar disa aspekte të këtij dueli ndaj Khabib, që në të ardhmen nuk do t’i përsëritë më.

“Duke iu larguar, në raundin e dytë mora një grusht të fortë në fytyrë, që ndryshoi edhe fatin e këtij raundi. Ky është sporti ynë, për Khabib ajo ishte një goditje me fat. Ai u mbështet shumë të kapjet e mundjes, gjë që s’ka për të ndodhur më në të ardhmen me mua. Raundi i dytë ishte raundi më i keq i karrierës time”, tha McGregor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco