Kampioni i Europës/ Briken Calja akuzon Ministrinë: Mora 3 medalje, nuk më jep lekët

Kampioni i Europës/ Briken Calja akuzon Ministrinë: Mora 3 medalje, nuk më jep lekët

13:15, 23/10/2018

Kampioni i trefishtë i Europës, Briken Calja, përpara disa ditësh ka marrë titullin nga Bashkia Cërrik “Qytetar Nderi i Cërrikut”.

Përpara Botërorit të Turkmenistanit, Calja ka folur për federatën, si dhe për Ministrinë e Sporteve, ku kjo e fundit e ka harruar duke mos e mbështetur fare peshëngritësin.

Ai triumfoi në Europian duke fituar tri medalje ari, një rezultat ky i paarritur më parë nga asnjë peshëngritës shqiptar, pra një rezultat historik për sportin në Shqipëri.

Me gjithë këtë arritje të jashtëzakonshme, ky sportist ende nuk ka marrë shpërblimin që parashikohet me ligj nga shteti shqiptar.

Ende nuk keni pasur mbështetje nga Ministria e Sporteve në lidhje me suksesin e trefishtë që keni marrë në Kampionatin Europian?

Absolutisht, mbështetja nga kjo ministri ka qenë zero. Përkundrazi, ajo e ka zbehur rezultatin tim. Nuk ka bërë minimalen, pritjen zyrtare dhe as mbështetjen financiare. Është një neglizhencë totale nga ana e saj dhe nuk e di çfarë përgjegjësie ka kjo Ministri.

Image

Ju deri në këto momente akoma nuk jeni shpërblyer monetarisht nga shteti?

Deri në këto momente që flasim kam marrë zero lek. Më e forta është se shpërblimin do ma japin vetëm për një medalje. A ka kush përgjegjësi që unë të shpërblehem vetëm me një medalje? Pra, a mbështetet në një ligj shqiptar që të paguhem vetëm për një medalje. Ndërkohë, Federata e Peshëngritjes e ka theksuar fare qartë, siç mbështetet në Federatën Botërore. Pra, në çdo stil apo disiplinë je kampion i saj. Si është e mundur që jam një ndër të vetmit sportistë, që shpërblehem me këtë formë të tillë qesharake si kjo e Ministrisë. Shpresoj që Ministria të vërë dorë dhe të ndryshojë diçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco