Pa Mandzukuic, kështu pritet të rreshtohet Juventusit ndaj Manchester United

Pa Mandzukuic, kështu pritet të rreshtohet Juventusit ndaj Manchester United

11:21, 23/10/2018

Pavarësisht barazimit me Genoan, Juventusi duket i qetë në kuadër të ndeshjes së sotme në “Old Trafford”.

Qetësia nuk i përket Allegrit dhe me të drejtë, pasi tekniku bardhezi duhet të zgjidhë disa probleme lidhur me lojtarët për shkak të problemeve me mesfushorët dhe sulmuesit që ka në dispozicion.

Teksa Emre Can përgatitet për operacionin në tiroide, edhe Khedira duket i padisponueshëm.

I pamundur edhe Mario Mandzukic, që në stërvitje ka pësuar një dëmtim në kavlije.

Zgjidhja e Allegrit mund të jetë skema 3-4-1-2 e parë edhe ndaj Young Boys, teksa në mbrojtje do të luajë Barzagli së bashku me Bonuccin dhe Chiellinin.

Cancelo e Alex Sandro do të veprojnë në vijën e mesfushës ku në qendër i besohet Pjanicit e Matuidit.

Për Bernardeskin, një rol fantazisti pas shpinës së dyshes sulmuese Dybala-Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco