E bujshme/ Giuseppe Marotta do largohet nga Juventusi, në janar tek Interi

E bujshme/ Giuseppe Marotta do largohet nga Juventusi, në janar tek Interi

10:46, 23/10/2018

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, është gjithnjë e më pranë Interit.

Kjo është ajo që të paktën shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave, 61-vjeçari pritet t’i bashkohet projektit të Suning te zikaltrit, duke marrë të njëjtin rol që ai ka aktualisht te Juventus.

Sipas të njëjtave burime, Marotta ka patur kontakte të vazhdueshme me drejtuesit kinez të Interit dhe mes tyre është arritur një akord.

Giuseppe Marotta iu bashkua Juventusit në vitin 2010, ndërkohë që të enjten ai pritet të largohet nga roli drejtues që ka te bardhezinjtë.

Në janarin e vitit të ardhshëm, 61-vjeçari pritet të marrë detyrën e re tek Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco