Shaqiri e di ç’do t’i ndodhë në sfidën me Crvena Zvezdën: Serbët do më vërshëllejnë

Shaqiri e di ç’do t’i ndodhë në sfidën me Crvena Zvezdën: Serbët do më vërshëllejnë

09:58, 23/10/2018

Kur shorti i Championsit përplasi në të njëjtin grup Liverpoolin dhe Crvena Zvezdën, u përfol shumë për vizitën e Xherdan Shaqirit në Beograd.

Tifozët serbë e shtuan dozën e urrejtjes ndaj mesfushorit nga Gjilani pas festës me shqiponjë që bëri në ndeshjen Zvicër-Serbi në Botëror.

27- vjeçari u gjobit nga FIFA së bashku me Xhakën dhe tani përgatitet për t’i përjetuar emocionet e një tjetër sfide kundër Yllit të Kuq të Beogradit nesër në “Anfield” dhe pas dy javësh në “ferrin” e kryeqytetit serb.

Pas hedhjes së shortit, drejtori i përgjithshëm i Crvenës, Zvezdan Terzic, tha se Shaqirin e pret një presion i jashtëzakonshëm psikologjik kur të luhet në “Marakana”.

Por, futbollisti është përpjekur gjithnjë që t’i zbusë notat e tensionit politik përpara ndeshjes.

I pyetur nga “Liverpool Echo” nëse do të jetë i shqetësuar se do të jetë një shënjestër e tifozëve serbë, Shaqiri thotë: “Jo, aspak. Është thjesht një ndeshje normale dhe unë do ta trajtoj atë si të tillë. Sigurisht që mund të ketë disa tifozë që do të më vërshëllejnë. Por, unë do ta trajtoj si të ishte një takim normal. Në fund është vetëm një ndeshje futbolli. Është një ndeshje e rëndësishme dhe ne duam të fitojmë. Sporti nuk është politikë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco