Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Basketbollisti godet me grusht kundërshtarin se i bëri kosh me zhytje

VIDEO/ Basketbollisti godet me grusht kundërshtarin se i bëri kosh me zhytje

09:21, 23/10/2018

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit austriak të basketbollit. Lojtari amerikan David Samuels ka goditur me grusht Erwin Zulic në momentin që ky i fundit realizoi një kosh me zhytje përpara fytyrës së rivalit.

Samuels ka reaguar ashpër, duke e goditur me grusht pas koke rivalin, që ra në parket, incident që ndodhi gjatë ndeshjes Kapfenberg-Wels. Për fat, nuk pati ndonjë sherr masiv, pasi basketbollisti amerikan u largua menjëherë nga shokët e tij të skuadrës dhe më pas gjyqtarët e larguan nga fusha me teknike përjashtimi, për gjest antisportiv.

Pas disa orësh erdhi edhe vendimi i klubit të tij, që vendosi ta përjashtojë lojtarin nga ekipi, duke i ndërprerë kontratën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco