Ronaldo kthehet në ‘Old Trafford’, tregon se a do të festojë nëse i shënon Manchesterit

Ronaldo kthehet në ‘Old Trafford’, tregon se a do të festojë nëse i shënon Manchesterit

08:15, 23/10/2018

Të kthehesh aty ku shkëlqeve për herë të parë është gjithmonë diçka fantastike për një futbollist. Njësoj si një kthim në shtëpi.

Kjo po i ndodh dhe portugezit Cristiano Ronaldo, i cili ka vizituar sërish nga brenda stadiumin “Old Trafford” aty ku ai shfaqi talentin e tij.

Ylli i Juventusit në konferencë për shtyp foli për rikthimin e tij në stadiumin e Mancjesterit, aty ku nisi të bëhet i famshëm.

Kujtimet te Manchester United?

Fitova shumë trofe këtu, Kupa, Liga, Champions League dhe unë e kujtoj mbështetjen shumë mirë. Mbështetja e tifozëve ka qenë fantastike. Ferguson është një njeri që nuk do e harroj kurrë, dhe dua të shpreh falënderimet e mira për të.

Herën e fundit që i shënove gol Manchesterit nuk festove. A do të festosh po shënove këtë herë?

Nëse shënoj, do e bëj si herën e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco