Lopetegui e ka të qartë, ja dita kur do shkarkohet

Lopetegui e ka të qartë, ja dita kur do shkarkohet

07:10, 23/10/2018

Fati i Julen Lopetegui është vendosur nga Florentino Perez dhe bordi i Real Madrid. Ata aknë vendosur që trajneri do të shkarkohet pas humbjes së radhës.

Vetëm një rikthim fenomenal  në formë i skuadrës, një gjë që do të përcillej më pesë fitore radhazi, do ta linte atë deri në fund të sezonit në skuadër.

Ai vetëm është paralajmëruar, kundër Viktoria Plzen të martën, edhe pse ai ka pasur shumë pak kohë për të zgjedhur skuadrën e tij.

Nuk ka më hapësira për gabime dhe ai do të shkarkohet pas humbjes së radhës madje edhe nëse skuadra vazhdon me paraqitje të dobëta.

Çdo ndeshje është ndeshje për jetë a vdekje për të dhe ai duhet të fitojë dhe të fitojë si duhet kundër skuadrës çeke për ta parë vetën si trajner në Camp Nou të dielën.

Përgjegjësit e klubit e akuzojnë atë se e ka futur skuadrën në një formë të keqe fizike, pa qartësi në mënyrën e lojës, me dështimet më të mëdha sidomos me Vinicius Junior dhe më e rëndësishmja, pa fitore.

Në terma të zëvendësimit eventual të tij,  Santiago Solari mbetet kandidati kryesor.

Roberto Martinez dhe Antonio Conte po ashtu janë zgjedhje, edhe nëse asnjëri prej këtyre tre trajnerëve nuk pëlqehen nga drejtorët.

Megjithatë, njëri nga këta të tre do të jetë më i mirë së Lopetegui, nëse do të këtë një tjetër humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco