Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Pas dëmtimit, këto janë të gjitha ndeshjet që do të mungojë Leo Messi

Pas dëmtimit, këto janë të gjitha ndeshjet që do të mungojë Leo Messi

23:20, 22/10/2018

Lionel Messi pritet të jetë jashtë fushave rreth tri javë pasi ka thyer bërrylin gjatë ndeshjes së Barçës kundër Sevillas.

Messi do të mungojë gjashtë ndeshje përfshirë këtu edhe “El Clasicon” e madhe e cila do të luhet më 28 tetor në orën 16:15.

Messi pritet që të mungojë në ndeshje e La Ligas kundër Real Madridit (28 tetor), Rayo Vallecano (3 nëntor) dhe Real Betis (11 nëntor) si dhë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve kundër Interit më 24 tetor dhe gjashtë nëntor.

31-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e Barçës në Copa del Rej, në 1/16 kundër Cultural Leonesa më 31 tetor.

Ai mund të kthehet me Barcelonën në nëntor.

Messi duket se do të kthehet për Barcelonën në ndeshjen e parë pas dueleve me kombëtaret, ku Blaugrana do të përballet me Atletico Madridin në Ëanda Metropolitano në LaLiga më 24 nëntor. 

Kjo është lista e plotë në të cilat do të mungojë Messi:

E mërkurë, 24 tetor: Inter Milan (vendas), Liga e Kampionëve

E diel, 28 tetor: Real Madrid (vendas), LaLiga

E mërkurë, 31 tetor: Cultural Leonesa (transfertë), Copa del Rey

E shtunë, 3 nëntor: Rayo Vallecano (transfertë), LaLiga

E martë, 6 nëntor: Inter Milan (transfertë), Liga e Kampionëve

E diel, 11 nëntor: Real Betis, La Liga

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco