Arsenal merr fitoren e 10 radhazi, përmbys Leicesterin

Arsenal merr fitoren e 10 radhazi, përmbys Leicesterin

23:06, 22/10/2018

Arsenali nuk njeh limite pasi ka marrë fitoren e 10-të radhazi, 7 në Premier League dhe 3 të tjera në ndeshjet zyrtare.

“Topçinjtë” ditën e sotme mposhtën Leicesterin me rezultatin 3-1 dhe në këtë mënyrë e çon Arsenalin në vendin e 4-rt në kuotën e 21 pikëve në Premier League.

Arsenal e gjeti vetën në disavantazh në minutën e 31’ Hector Bellerin realizoi autogol, pas një aksioni mirë të nisur nga Chilëell.

“Gunners” filluan ta marrin vetën dhe nisën aksionet e një pas njëshme në kërkim të barazimit.

Ishte Mesut Ozil që shpërbleu mundin e skuadrës, kur në minutën e 45’ barazoi shifrat në 1-1, për ta dërguar skuadrën më të qetë në pushim.

Pjesa e dytë, Arsenali rriti akoma edhe më shumë presionin duke shënuar dy herë me Aubameyang.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco