Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Allegri ka 'frikë' nga United: Është ndërtuar për të fituar!

Allegri ka 'frikë' nga United: Është ndërtuar për të fituar!

22:34, 22/10/2018

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur para mediave në prag të sfidës me Manchester United.

Allegri e vuri theksin tek lojtarët e rinj, ndërsa të rëndësishëm quajti edhe anën teknike.

Ai tha:

Është një ndeshje e rëndësishme sepse nëse fitojmë mund të mendojmë për vazhdimësinë. Ata janë një ekip i fortë, shumë fizik dhe ne do duhet të luajmë mirë teknikisht. Nesër është një ndeshje mes shumë lojtarësh të rinj, ata kanë Martial, Pogba, Rashford ndërsa ne kemi Dybala, Bernardeschi, Cancelo, Bentancur. Këta janë lojtarët e së ardhmes së futbollit, nesër është një test i mirë për ne dhe për ata (lojtarët e rinj). ”

Por italiani nuk harroi të vinte në dukje aftësitë e kundërshtarit, duke lënë mediat të kuptojnë se ai ka frikë nga kjo ndeshje.

Allegri u shpreh:

United është një ekip që është ndërtuar për të fituar, teknik, i shpejtë dhe fizik. Ne duhet të menaxhojmë lojën më mirë, pasi të shtunën ndaluam para kohe ndërsa nesër duhet të luajmë 100 minuta, pasi loja e tyre nuk mbaron kurrë.”

Trajneri pranoi se do të luajë një lojë disi më mbrojtëse me 4 lojtarë, ndërsa shpreson tek shpejtësia e lojtarëve për kundërsulme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco