Kombëtarja U-17 e femrave lë nam, pëson 14 gola nga Irlanda

Kombëtarja U-17 e femrave lë nam, pëson 14 gola nga Irlanda

14:51, 22/10/2018

Kombëtarja shqiptare e femrave nuk po kalon një moment të mirë dhe këtu përfshihen të gjitha skuadra, duke nisur që nga moshat e deri tek e para.

Pas kaosit me arrestimin e trajnerit të Kombëtares A të femrave, Armir Grima, ishte Kombëtarja U-19 ajo e cila u turpërua në ndeshjet e vlefshme për turneun e UEFA-s duke u mundur 12-0 nga Holanda.

Sot ka qenë radha e Kombëtares U-17, për t’u mundur me goleadë.

Irlanda ka fituar me rezultatin e thellë 14-0, përballë 17-vjeçareve të Kombëtares sonë dhe mënyra se si ka shkuar ndeshja, nuk ka shumë nevojë të komentohet.

Nga 7 gola në secilën pjesë, Irlanda ka shënuar në këtë mënyrë një fitore të madhe ndaj kuqezinjve, duke rregulluar në mënyrë fantastike golaverazhin.

Në Grupin 7 bëjnë pjesë edhe Uellsi dhe Serbia, vend në të cilin po zhvillohen eliminatoret.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco