Mesfushori i Milanit: Na djeg mënyra si humbëm me Interin

Mesfushori i Milanit: Na djeg mënyra si humbëm me Interin

13:40, 22/10/2018

Lukas Biglia ishte i vetmi nga lojtarët e Milanit që doli për të folur për mediat pas ndeshjes së djeshme.

Argjentinasi u njeh meritat rivalëve, por njëkohësisht ka rezerva për teknologjinë.

“Dalim nga kjo ndeshje të humbur, por edhe me shumë pengje. Duhet të ishim treguar më të qetë në zotërimin e topit dhe të mos lejonim nxitimin të na vinte poshtë. Kërkuam zgjidhje të shpejta dhe të pamenduara mirë, ndaj kjo humbje më së shumti djeg për mënyrën sesi erdhi”, deklaroi mesfushori.

Biglia zhvilloi një ndeshje të mirë dhe falë përvojës nuk u ndikua nga kartoni i verdhë që erdhi në mesin e pjesë së parë.

Lidhur me përplasjen me Nainggolanin dhe gjykimin e arbitrit, ai tha: “U përplasa me Raxhën dhe mora një goditje. Arbitri pa atë që pa dhe nuk e gjykoj për këtë pjesë, por mendoj se teknologjia mund të bënte diçka më shumë në atë rast, që gjithsesi nuk ka asnjë lidhje me ndeshjen apo rezultatin e saj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco