Marcelo kërkon largimin nga Reali, në janar do transferohet në Serie A

Marcelo kërkon largimin nga Reali, në janar do transferohet në Serie A

13:23, 22/10/2018

Pas Cristiano Ronaldos, Juventusi është duke përgatitur çmendurinë e radhës në merkato. Bëhet fjalë për brazilianin Marcelo.

Nëpërmjet një lajmi ekskluziv, gazeta italiane “Tuttosport” zbulon se braziliani dëshiron bardhezinjtë dhe transferimi pritet të vijë që në janar.

Gazeta italiane zbulon gjithashtu se orët e fundit Marcelo nëpërmjet agjentëve të tij, i ka kërkuar drejtuesve madrilenë largimin.

Image

Një arsye pse 30-vjeçari kërkon të largohet është dhe ecuria negative e Realit javët e fundit.

Braziliani kërkon të bashkohet me shokun e tij Cristiano Ronaldo dhe është në bisedime të vazhdueshme me të. 

Blerja e Marcelos te Juventusi pritet të financohet nga shitja e Alex Sandros në Premier Ligë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco