Dëmtimi i Messit/ Politikani katalanas bën ironi me Ronaldon

Dëmtimi i Messit/ Politikani katalanas bën ironi me Ronaldon

10:00, 22/10/2018

Dëmtimi i Lionel Messit ka kaluar të gjitha parashikimet, duke qenë një çështje edhe jashtë sportit.

Është politikani katalanas, Gabriel Rufian, që ka nxitur debat me një postim të tij në llogarinë e tij në "Twitter".

Rufian nuk mundi t’i rezistojë mundësisë për t’i përqeshur kundërshtarët e Messit për çmimin e “Topit të Artë” këtë vit.

“Për shkak të lëndimit të krahut të Messit, tani Cristiano, Griezmann dhe Neymar mund të shkojnë në tavolinën e Messit për t’i ndihmuar atij të hajë”, ka shkruar Rufian në Twitter.

Për shkak të këtij dëmtimi, nga Spanja raportohet se Messi do të mungojë në ndeshjet e tre javëve të ardhshme të Barcelonës, përfshirë këtu dy ndeshjet kundër Interit në Ligën e Kampionëve, si dhe ndeshjen kundër Real Madridit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco