Gega tregon si e motivoi Partizanin në pjesën e dytë

Gega tregon si e motivoi Partizanin në pjesën e dytë

19:36, 21/10/2018

Ndeshja e fundit e Superligës për këtë javë midis Partizanit dhe Luftëtarit u mbyll me fitoren e kryeqytetasve 2-1.

Pas ndeshjes për mikrofonat e “Supersport” foli dhe trajneri i të kuqve, Skënder Gega.

E kishit menduar të vështirë ndeshjen sot?

Po e kam menduar, unë personalisht po. Në kryeqytet skuadrat nga rrethet vijnë dhe mundohen të shfaqin gjithçka. Jam i kënaqur nga 3 pikët. Kishim gabime brenda lojës.  Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi problemet tona.

Reagimi i skuadrës pas golit?

Kam kohë që e parashikoj që Partizani do pësojë të njëjtin gol. Nuk më pëlqeu mënyra se si e pësuam golin. Bëmë disa gabime. Janë lojtarë të kalibrit të lartë dhe bëjnë gabime. Rëndësi ka që ekipi të marrë përgjegjësi.

Çfarë i kërkuat skuadrës që të ndryshonte në pjesën e dytë?

Unë si natyrë nuk kam qejf të dorëzohem. Nuk doja të shikoja asnjë me kokën ulur. Në lojë shfaqen karakteret individuale. U thashë që nuk duhet të ndihemi të fyer, sepse nuk jemi ekip i pathyeshëm. Rëndësi ka që të luajmë me më agresivitet dhe të reagojmë. Jam i kënaqur sepse e shpërblyen të gjithë mundin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco