Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

VIDEO/ Tifozët dhe lojtarët të gjithë në lot, i japin lamtumirën e fundit Labinotit

VIDEO/ Tifozët dhe lojtarët të gjithë në lot, i japin lamtumirën e fundit Labinotit

10:46, 21/10/2018

Ditë më është ndarë nga jeta futbollisti i njohur nga Kosova me pasaportë suedeze, Labinot Harbuzi.

32-vjeçari pati atak kardiak dhe nuk mundi t’i bënte ballë duke u larguar përgjithmonë nga kjo botë.

E ish-futbollistin nga Peja e ka nderuar ish-klubi i tij Malmo dhe tifozët.

Po zhvillohej derbi i javës në kampionatin suedez mes Malmos dhe Hammarby kur në minutën e 23-të iu dha lamtumira e fundit nga klubi Labinot Harbuzit.

Pejani kishte bartur numrin 23 sa ishte pjesë e Malmos dhe pikërisht në këtë minutën mbi 22 mijë tifozë të pranishëm në stadium u ngritën në këmbë.

Tifozët dhe lojtarët me lot në sy duartrokitën gjatë për Labinotin dhe karrierën e tij duke e nderuar atë.

Ishte rezervuar një vend i veçantë në stadium ku fillimisht lojtarët para fillimit të ndeshjes por edhe tifozët vendosnin lule për të.

Nuk mungonte edhe një shall i Shqipërisë për të treguar nacionalitetin e Labinotit.

Harbuzi ndërroi jetë më 11 tetor pas një sulmi në zemër.

Shqiptari nga Kosova përveç Malmos kishte luajtur edhe për Feyenoordin, Genclerbirligin, Manisasporin e Syrianskan.

Kujtojmë që Labinoti kishte luajtur për të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Suedisë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco