Real Madridi hidhet në sulm për yllin rebel të Man City

Real Madridi hidhet në sulm për yllin rebel të Man City

08:16, 21/10/2018

Bisedimet mes Manchester Cityt dhe yllin anglez Raheem Sterling kanë ngecur tash e një kohë, dhe si rrjedhojë Real Madridi është i gatshëm të hidhet në sulm për të, sipas Daily Express.

Real Madridi është i gatshëm ta transferojë Raheem Sterlingun e Manchester Cityt, i cili është rebeluar duke kërkuar pagë shumë më të lartë se që i ofron klubi për vazhdimin e kontratës.

Bisedimet mes anësorit anglez dhe Cityt për zgjatjen e kontratës kanë ngecur, pasi Sterling kërkon rritje të madhe të pagës së tij aktuale javore prej 113 milionë euro.

Dhe me vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën aktuale, Madridi është duke e vëzhguar me kujdes situatën dhe dëshiron ta shfrytëzojë rastin për ta bërë të vetin anglezin. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco