Thierry Henry  debuton me humbje, Monaco rrezikon rënien

Thierry Henry debuton me humbje, Monaco rrezikon rënien

22:09, 20/10/2018

Thierry Henry ka debutuar me humbje në stolin e Monacos dhe tashmë situata duket tepër shqetësuese.

Në 4 ndeshjet e fundit, skuadra nga Principata ka regjistruar 4 humbje, teksa së fundmi u mposht nga Strasburgu me rezultatin 2-1.

Bardhekuqtë aktualisht ndodhen në vendin e parafundit me 6 pikë në 10 ndeshje, teksa në sfidën e radhës do të presin Dijonin në shtëpi.

Një ndikim në këtë situatë që po kalon Monako kanë edhe dëmtimet e shumta, plot 8 lojtarë mungonin në sfidën dhe trajneri Henry u detyrua të luajë me portierin e tretë, i cili ishte fajtori kryesor te goli i parë i pësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco