Spalletti: Të fitojmë derbin me Milanin, më pas  do mendojmë për Barcelonën

Spalletti: Të fitojmë derbin me Milanin, më pas do mendojmë për Barcelonën

21:58, 20/10/2018

Luciano Spalletti doli sot në konferencën për shtyp në prag të derbit të Milanos, mes Interit dhe kuqezinjve të Milanit, ndërsa foli për rëndësinë e sfidës, jo vetëm në aspektin e pikëve.

Interi është gati të luajë një tur force, pasi në 20 ditë do të ketë 6 impenjime mjaft të rëndësishme mes kampionatit dhe dopjo-sfidës së Championsit kundër Barcelonës, por tekniku zikaltër kërkon përqendrimin vetëm te derbi.

Sa e rëndësishme është një fitore në derbi?

Derbi është nga ato sfida ku nuk luhet vetëm për 3 pikët. Natyrisht që pikët janë të rëndësishme në çdo sfidë, por një derbi mobilizon gjithë qytetin, është fitore krenarie dhe mbi të gjitha rrit entuziazmin në skuadër dhe mes tifozërisë.

Mund të ndikojë negativisht fakti që luani pas ndërprerjes, pasi lojtarët mund të kenë humbur ritmin?

Nuk ndikon aspak kjo, pasi lojtarët kanë luajtur edhe me përfaqësueset respektive dhe mbi të gjitha, edhe Milani ka pasur lojtarë të grumbulluar gjatë kësaj kohe.

Si përgatitet një derbi? A ju shqetëson që më pas do të luani ndaj Barcelonës?

Derbi është nga sfidat më të lehta për t’u përgatitur, pasi vetë atmosfera që krijohet në qytet, nxit angazhimin maksimal të lojtarëve. Të gjithë i kam parë të përqendruar vetëm te ndeshja e nesërme, duke mos menduar aspak për sfidën ndaj Barcelonës. Kjo më pëlqen, pasi në përfundim të derbit, do të kemi kohë të mendojmë për katalanët.

Ç’mendim keni për Milanin e Gattusos?

Unë vlerësoj shumë punën e Gattusos dhe mënyrën e lojës që ai aplikon te Milani, Së bashku me Simone Inzaghin, Martuscielon, Giampaolon, Di Francescon dhe ndonjë tjetër, Gattuso bën pjesë te trajnerët e rinj, që po punojnë mjaft mirë. Milani luan bukur dhe shpejt, pasi ka në përbërje lojtarë teknikë, që mund të na vënë në vështirësi.

Sa ndryshojnë Icardi dhe Higauin nga njëri-tjetri?

Që të dy janë lojtarë fondamentalë për lojën e skuadrave respektive dhe kanë aftësi që mund të të lënë me gojë hapur. Është shumë e vërtetë që sa i përket cilësive, kanë disa ndryshime, pro duhet theksuar se janë tërësisht identikë, për rëndësinë që kanë kur janë në fushën e lojës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco