Perez-Lopetegui takim 15 minuta, merret vendimi për të ardhmen e stolit të Realit

Perez-Lopetegui takim 15 minuta, merret vendimi për të ardhmen e stolit të Realit

21:20, 20/10/2018

Reali i Madridit ka hedhur një tjetër hap fals ditën e sotme në ndeshjen përballë skuadrës së Levantes duke u mundur me rezultatin 1-2 në “Santiago Bernabeu” duke thelluar akoma edhe më shumë krizën e skuadrës.

Ndërsa së fundmi sipas asaj që bën me dije “Cadena SER” thuhet se ka pasur një takim kokë më kokë mes presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Julien Lopetegui i cili ka zgjatur për 15 minuta.

Gjithnjë sipas “Cadena SER” në këtë takim është folur për të ardhmen e trajnerit, Lopetegui dhe është rënë dakord që ai të vazhdojë punën e tij si trajner i “Los Blancos”.

Ndërsa më parë në takimin mes Perez dhe lojtarëve, veteranët kishin kërkuar nga presidenti që mos të kishte ndryshime në skuadër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco