Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Çfarë duhet për të mposhtur Interin? Kjo është përgjigjja e Gattusos

Çfarë duhet për të mposhtur Interin? Kjo është përgjigjja e Gattusos

21:02, 20/10/2018

Mbrëmjen e të dielës vëmendja e futbolldashësve do të përqendrohet e gjitha në Itali, ku në Milano do të luhet derbi i Madonninës, mes Interit dhe Milanit.

Trajneri i kuqezinjve, Genaro Gattuso, doli sot në konferencën për shtyp, ku vlerësoi shumë gjendjen e skuadrës së tij, ndërsa deklaroi se pret një përgjigje për ecurinë e procesit të rritjes.

Derbi pas ndërprerjes së kampionatit…

Disa lloj ndeshjesh, si ky derbi, përgatiten në qetësi. Është e rëndësishme të mos e ndjesh shumë sfidën dhe të mos shpenzosh energji të kota.

Çfarë duhet për të mposhtur Interin?

Interi është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e ka treguar edhe në Champions, duke mposhtur Tottenhamin, që nuk është aspak kundërshtar i lehtë. Kanë një gjendje fizike, por edhe cilësi mjaft të mirë. Ne duhet të përballemi pa frikë ndaj tyre dhe të bëjmë ato që mundemi, duke shmangur gabimet në fushën e lojës. Besoj se do jemi përmirësuar në aspektin e frikës për të luajtur sfida të tilla.

Si është gjendja psikologjike e skuadrës?

Mendoj se qetësinë psikologjike e krijon trajneri dhe unë jam munduar të bëj më të mirën këtë javë. Lojtarët kanë punuar në qetësi, pasi i njoh mirë dhe e di se mund të bëjnë një ndeshje mjaft të mirë nesër në mbrëmje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco